Sekretari për çështjet zgjedhore në PD tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se ka një marrëveshje mes Rithemelimit dhe PS-së për reformën zgjedhore ku është përcaktuardhe herësi i ri, i cili do të jetë 7 mijë vota.
Duke vijuar më tej, Sefa tha se në pazarin që është bërë listat do të vijojnë të jenë të mbyllura dhe nuk do t= ketë votim elektronik në të gjithë Shqipërinë.
Patjetër që ka marrëveshje, kanë vënë herësin e ri, 7 mijë. Do të lënë 12 qarqe dhe do të votojnë ata 12-15 mijë emigrantë me zarf në të njëjtën mënyrë si ka rënë dakord nga një pjesë e deputetëve të Rithemelimit me PS. Është një propozim i një OJQ-je, “Vota për Diasporën”. E kanë zgjidhur ngërçin e reformës. Listat do të jenë të mbyllura, nuk do të ketë votim elektronik në të gjithë Shqipërinë. Do shtohen me dy qarqe.



