Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh sot se mazhoranca është e gatshme të tërhiqet nga amendamenti i kontestuar nga opozita lidhur me amnistinë penale, që parashikonte të përfitonin edhe të dënuarit nga GJKKO.
Deklarata e Manjës u bë pas takimit që ministri zhvilloi me gratë e dënuara në IEVP në rrugën "Ali Demi".
Nëse problemi është ai amendamenti që u jepte mundësinë e përfitimit të uljes së dënimit, 1 vit burrave, dhe një vit e gjysmë grave dhe vajzave që janë dënuar nga GJKKO, ne e kemi deklaruar që jemi të gatshëm të tërhiqemi nga ajo, sepse s’ka qenë në variantin fillestar të amnistisë. Fatkeqësisht dakordësia dhe kompromosi për të kaluar atë amnisti është heqja dorë nga ai amendament, dhe jemi gati të heqim dorë. Jemi gati të tërhiqemi që t’i japim mundësinë që të përfitojë pjesa tjetër nga amnistia”.
Po sot Ministri i Drejtësisë bëri me dije se së shpejti do të ketë një burg të ri për gratë dhe vajzat e dënuara në Pogradec.
Ministri tha që burgu i Tiranës do të transferohet në Pogradec, pasi institucioni i vuajtjes së dënimit në zonën e "Ali Demit" është i rrethuar nga pallatet dhe nuk ofron privatësi.



