Basha: Çdo instrument për të kthyer demokracinë e zgjedhjet, s’mund të presin 2025-n

Basha: Çdo instrument për të kthyer demokracinë e zgjedhjet, s’mund të presin 2025-n

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka qenë i pranishëm në qytetin e Lushnjes, në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit në PD. Nga Lushnja, Basha është ndalur edhe një herë tek zgjedhjet duke thënë se 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët ndërsa ka shtuar se as demokracia e as Shqipëria nuk mund të presin deri në 2025-ën.

Më tej kreu aktual i PD ka thënë se do përdorin çdo instrument për të kthyer demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme.

Edhe një herë Basha ka theksuar se nuk do të bëjë bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, ndwrsa deklaroi se PD doli në betejë me program, me vizion, me ofertë, përkundër një kundërshtari që përdori gjithçka të paligjshme për të penguar ndryshimin.

Ju e dini që lidershipi im s’ju ka dhënë privilegje por vetëm sakrifica. Dhe disa prej betejave më të mëdha të pluralizmit janë zhvilluar në këto vite, i kemi zhvilluar së bashku. Por ka qenë pikërisht ndërthurja e sakrificave dhe betejave që kemi bërë së bashku, çelësi i faktit që sot pas një masakre zgjedhore të përmasave si ajo e 25 prillit, ne nuk jemi më të dobët por më të fortë. Fakti që ka dëshmuar shqiptarëve se përmes këtyre sakrificave dhe betejave ne nuk jemi njerëzit e privilegjeve për veten tonë, por jemi njerëzit që i primë betejave për fatin e tyre dhe familjeve të tyre.

Dolëm në këtë betejë me program, me vizion, me ofertë, përkundër një kundërshtari i cili përdori gjithçka në arsenalin e shtetit të bërë njësh me partinë duke përfshirë këtu edhe influencën e krimit të organizuar dhe paratë e derdhura lum nga ai dhe oligarkët. Absolutisht kemi pasur gabimet tona, si në qeverisje ashtu edhe në opozitë. Por ky nuk ka qenë kurrë modeli ynë, ky nuk është modeli im, ky nuk është vizioni im dhe jam i bindur që nuk është vizioni i asnjërit prej jush këtu në sallë, i asnjë demokratik dhe demokrate, lushnjare dhe shqiptare.

Dhe nëse ata që zhvilluan luftën totale kundër demokracisë duke përdorur të gjitha instrumentet e mundshme të partisë-shtet, të oligarkisë, të krimit të organizuar për të shkatërruar zgjedhjet për ne është imperative të jemi tani në luftë totale duke përdorur tashmë çdo instrument për të kthyer demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme në vend. Ndaj, sa më takon mua arsyeja, motivi dhe objektivi që më sjell para jush për t’ju kërkuar besimin tuaj është një dhe vetëm një: të përdorim çdo mjet, të angazhohemi në çdo formë, në çdo forum të brendshëm dhe të jashtëm, të marrim mbi supe çdo përgjegjësi që në kohën më të shkurtër të mundshme të çmontojmë regjimin Rama-Doshi me kompani, se emrat e tyre nuk mbarojnë po t’i marrim me radhë dhe ta çojmë vendin sa më parë drejt zgjedhjeve që do të sjellin zgjidhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy