Ikën Rushaj, Basha ‘spastron’ mbështetësit e Berishës (VIDEO)

Ikën Rushaj, Basha ‘spastron’ mbështetësit e Berishës (VIDEO)

Me fillimin e sesionit të ri parlamentar për vitin 2022, Partia Demokratike ka bërë një rokadë të drejtuesve në institucionin e Kuvendit. Në mënyrë surprizë, Alfred Rushaj është larguar nga posti i kreut të grupit parlamentar, njëkohësisht edhe nënkryetarit të Partisë Demokratike.

Vendimin e ka bërë të ditur Basha në mbledhjen me dyert të mbyllura të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i drejtuar për herë të parë nga Arta Sakja. Lideri demokrat ka theksuar se Rushaj nuk ishte prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, por ka siguruar se bashkëpunimi me të do të vijojë.

Vendin e tij në krye të grupit parlamentar demokrat e merr Enkelejd Alibeaj ndërsa nënkryetar Kuvendi emerohet Agron Gjekmarkaj. Po ashtu në postet drejtuese të Komisioneve janë larguar mbështetësit e Berishës si Albana Vokshi, Belind Këlliçi apo Oerd Bylykbashi.

Ndryshime pësoi dhe Rregullorja e Këshillit Kombëtar teksa duket se është tentuar të evitohet precedenti i Berishës më 11 dhjetor. Me ndryshimet e reja Këshilli Kombëtar mund të thirret edhe nga ¼ e anëtarëve të tij, por kërkesa i dërgohet me shkrim Kryesisë jo më vonë se 3 javë përpara datës së kërkuar për mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë theksohet se mbledhja caktohet nga kryetari ose kryesia e Partisë Demokratike dhe njoftohet nga Sekretari i Përgjithshëm në koordinim me kryetarin e Këshillit Kombëtar. Po ashtu me rregulloren e re parashikohet që anëtarët që mungojnë në 3 mbledhje radhazi atëhere zëvendësohen. Kjo duket të jetë një tentativë për të zëvendësuar anëtarët që kanë vendosur të bojkotojnë Këshillin Kombëtar pasi mbështesin Berishën.

Më 22 janar, Sekretariati i PD do të nisë propozimet për departamentet dhe ndarjen e anëtarëve sipas degëve dhe më 29 janar do të ketë sërish mbledhje të Këshillit Kombëtar

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy