Bordi i Paqes/ Berisha: Mbështesim iniciativën e Trump

Bordi i Paqes/ Berisha: Mbështesim iniciativën e Trump

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se mbështet nismën e Presidentit amerikan Donald Trump për Bordin e Paqes për ndërprerjen e luftës në Gaza, teksa në Kuvend diskutohej projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

 

Në fjalën e tij në Kuvend, ai u shpreh se Bordi ka mbështetje në rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe është një hap tjetër drejt konsolidimit të paqes në atë rajon.

 

Ne mbështesim plotësisht këtë iniciativë të presidentit Donald Trump edhe për faktin se në dallim nga shumë kombe të tjera, askush nuk e ka përcaktuar më shumë lirinë e shqiptarëve se sa SHBA, veçanërisht në dekadat e fundit me çlirimin e Kosovës, pavarësinë e saj dhe mbështetjen e saj. 

 

Në këtë kohë, për sa kohë SHBA qëndrojnë në zotimet e tyre për Aleancën e Atlantikut të Veriut, ne qëndrojmë në çdo problem sigurie pa mëdyshje në anën e SHBA. Kjo, përveç tyre, dua të them këtu se Bordi i Paqes ngrihet për një nga aktet më të jashtëzakonshme, ndërprerjen e luftës në Gaza dhe këtu presidenti i SHBA ka një meritë historike, jashtëzakonisht të rëndësishme. Bordi ka mbështetje në rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe është një hap tjetër drejt konsolidimit të paqes në atë rajon.

 

A e morët vesh ju që vetë presidenti tha se në atë listë janë dy- tre emra që nuk dua t’ua dëgjoj kurrë emrin. Po, e tha, shkoni dhe merreni. Për kë e kishte fjalën? Po sigurisht që ai nuk do të dëgjojë Lukashenkos, ai nuk mund t’ia dëgjojë Ramaduros? A e kuptoni se çfarë ka bërë ky? 

 

A e kuptoni që në një samit ndërkombëtar ku i lejoi vetes të tallet me të vetëm për t’iu servilos Makronit? A e kuptoni ju se nuk mund të tallesh kurrë në një samit ndërkombëtar me asnjë burrë shteti aty të vendeve të lira? Kurse ky xhokatar dilte prej atje dhe ua thoshte edhe medieve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy