
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi se kanë bërë një propozim për të zgjidhur situatën në Veri të Kosovës. Kujtojmë që situata ka qenë e tensionuar pasi Lista Serbe braktisi institucionet e Kosovës.
Kosova dhe Serbia më kanë mbajtur të zënë. Këtë fundjavë në Paris takova kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiç. Jemi të pakënaqur në prag të një krize tjetër. Duhet të dalim nga pikëpamjet e krizës dhe të kërkojmë një qasje drejt zgjidhjes. Ne kemi paraqitur një propozim, propozim që duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë. Më është dashur t'iu bëj thirrje të dyja palëve që të përmbushin zotimet e tyre dhe të respektojnë angazhimet për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara për të cilat kanë rënë dakord shumë vite më parë dhe jemi duke kërkuar një zgjidhje”.
Kujtojmë që nga 1 nëntori, serbët që kapen me targa ilegale në Kosovë po marrin fletë qortime. Ndërkaq nga 21 nëntori qeveria e Kosovës ka paralajmëruar gjoba nga 150 euro.



