Berisha: Rama nuk e gëzoi ftesën që i erdhi Shqipërisë, mbeti i padëshiruar në botë. Me të s’ka bashkëpunim, vetëm betejë

Berisha: Rama nuk e gëzoi ftesën që i erdhi Shqipërisë, mbeti i padëshiruar në botë. Me të s’ka bashkëpunim, vetëm betejë

Edi Rama, i cili tundi një ftesë që i erdhi Shqipërisë, nuk e gëzoi dot. Përkundrazi. Mos guxo, nuk do të shoh surratin, ky ishte mesazhi. Mbeti siç është, i padëshiruar në Europë dhe në botë.

 

Kështu tha kryedemokrati Sali Berisha për ftesën e SHBA ndaj Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.

 

Duke folur për mediat ditën e sotme, Berisha shtoi se Presidenti amerikan, përdor vizitën e vajzës për të shpëtuar prej tij dhe mos ta ketë në zyrë. 

 

Presidenti ka respektin më të madh për vajzën dhe familjen e tij dhe për Edi Ramën e kupton se, është një Ramaduro i vërtetë dhe absolutisht një aferë biznesi nuk ka asnjë lidhje me aktin madhor të themelimit të ‘Bordit të Paqes’, ku Edi Rama u ndalua.

Në atë sallë historike nuk mund të ishte. E tregoi ai, e tha sinqerisht, dy-tre prej nuk mund të jenë, nuk i honeps dot dhe nga këta 2-3, njëri është Rama, tjetrin e gjejmë më vonë. 

Do t’i japim mësimin që meriton qeverisë, kështu do ta cilësoj unë protestën, qytetarët do ti japin leksion të fortë qeverisë. Le të rrijë në zyrë ta provojë. Kaq i them, rri aty. Muret i ke blinduar, dyert i ke plumbosur, rri e shko futu, rri në je burrë.

 

Kreu i opozitës shtoi se është ndërprerë bashkëpunimi me mazhorancën dhe se do krijojnë komisionet e reformës territoriale me forcat opozitare dhe reformën zgjedhore me forcat opozitare.

 

Do bëjmë reformën e vërtetë. Janë deputetët tanë që do e bëjnë. Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi do të jenë ata që do të kryesojnë komisionet nga ana e PD, sepse do jetë bashkë me opozitën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore. Me Edi Ramën nuk ka asnjë bashkëpunim, ka vetëm betejë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy