
Situata e krijuar në PD dhe përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka sjellë reagimin e ambasadorëve të SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë.
Në zyrën e Bashës kanë mbërritur: Ambasadorja Amerikane Yuri Kimi, ambasadori Britanik Alaistair King-Smith, Ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe ambasadori i BE-së Luigji Soreca.
Ambasadorët nuk kanë pranuar të flasin për mediat përpara takimit me Lulzim Bashën, ndërsa Kim teksa ka përshëndetur Jorida Tabakun në hyrje e ka shoqëruar me frazës se “sot është një ditë e bukur”.
Këto zhvillime në PD vijnë një ditë pas përplasjes së djeshme, ku Sali Berisha shkoi në seli, dhe mbajti mbledhje me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, ndërkohë që Basha ishte po ashtu në një mbledhje me forumet e PD-së.
Basha dhe Berisha pritet të kenë përplasjen finale në datën 19 Dhjetor, ku Basha pretendon që të mbajë Kuvendin Kombëtar, ndërsa Berisha referendumin për shkarkimin e tij.



