Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama takohet me shefen e misionit të ODIHR, Urszula Gaçek

Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama takohet me shefen e misionit të ODIHR, Urszula Gaçek

Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit Urszula Gaçek ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama.

Takimi në fjalë u mbajt në selinë e Partisë Socialiste, ndersa zgjati rreth 45 minuta.

Në fokus të takimit mes Ramës dhe Gaçek ishin zgjedhjet e 25 prillit si dhe garancia për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Gaçek më herët ka bërë të ditur se qëllimi i OSBE/ODIHR është arritja e standardeve në zgjedhjet e 25 prillit dhe se nuk ka rolin e polices në zgjedhje.

Delegacioni i OSBE-ODIHR kryesohet nga ambasadorja Urszula Gacek dhe përbëhet nga Nënkryetarja e Misionit, Poline Lemos, Armen Mazmanyan, analist ligjor, Robert Bystricky, analist zgjedhor dhe Kakha Inaishvili, këshilltar për zgjedhjet i ODIHR. Qëllimi i vizitës së Misionit dhe njohja me përgatitjet e procesit zgjedhor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy