"Administrata në zgjedhje". Ministrja e PD: Vendosëm një standard të ri

"Administrata në zgjedhje". Ministrja e PD: Vendosëm një standard të ri

Ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina ka folur sonte për punën e bërë në rreth dy muaj nga ministrat e rinj, duke nisur nga institucioni që ajo drejton ende edhe pse PS ka fituar zgjedhjet e 25 qershorit.

Në studion e emisionit “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko në News24, ministrja Karabina e ka quajtur marrëveshjen Rama-Basha historike. Ajo rrëfeu për vështirësitë e hasura në fillimi kur mori drejtimin e institucionit, ndërsa theksoi se me monitorimin e administratës publike u vendos një standard i ri.

“Marrëveshja ishte pozitive për shtensionimin të situatës dhe për të krijuar ura bashkëpunimi. Ne jemi miratuar, dekretuar me kushtetutë me të drejta të plota”, deklaroi ministrja e PD.

Sa ja dolët mbanë?

Ne jemi në proces. ne erdhëm si produkt i kësaj marrëveshjeje. ne morëm një detyrë të vështirë, sepse ishim ministra të një institucioni përkatës por edhe një procesi të ri, monitorimit të administratës. Detyra jonë ishte që ne të ruanim institucionet, administratën.

A e arritët dot këtë gjë? E mbrojtët dot administratën?

Në detyrën që ne morëm, ishte ruajtja e administratës. Unë them që ne ja dolëm në vendosjen e një modeli të ri, një standardi të ri. Kjo që ndodhi këtë herë ishte hera e parë që administrata ishte në punë. Administrata në MAS dhe në të gjitha institucionet vartëse.

Në rast se punonjësit nuk paraqiteshin a penalizoheshin?

Në muajin maj ka dalë një urdhër i kryeministrit që i parapriu një vendimi të këshillit të ministrave për përcaktimet ligjore për mospërfshirjen apo monitorimit të veprimtarisë në procesin zgjedhor dhe në funksion të forcave politike. Ka qenë shumë e vështirë. Në këtë përballje ne ishim model teknik. Ne materializuar një marrëveshje historike.

Ju si ministre teknike e MAS, çfarë masash morët për ata që e shkelën?

Në marrjen e detyrës ishte vetëm një urdhër i kryeministrit. Në gjithë vështirësitë që kam hasur jam përpjekur të kem takime me mësues e drejtues dhe ishte detyra ime të përcillja këtë frymë pozitive dhe të qartësoja punonjësit për situatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy