Kalemaj: Duhet Kod i ri Zgjedhor. Më adekuat sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura (VIDEO)

Kalemaj: Duhet Kod i ri Zgjedhor. Më adekuat sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj duke folur në MCN Live tha se duhet një Kod i ri Zgjedhor që të zbatohet në mënyrë të paanshme. Kalemaj u shpreh në favor të një sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura, duke u shprehur se sistemi mazhoritar i pastër favorizon PS-në. 

Ai renditi tre elementë që duhet të adresohen në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Sipas Kalemajt ato janë, Kodi i padrejtë Zgjedhor, shit-blerja ose orientimi i votës, dhe lëvizja e votave brenda kandidatëve. 

Ka tri elementë, ose tre shkallë të kontestimit zgjedhor, i pari është Kodi Zgjedhor dhe formula. Tani janë ndërgjegjësuar që kanë kërkuar të ndryshojë Kodi, edhe ndërkombëtarët e kanë mbështetur, sepse është Kod i padrejtë jo vetëm për opozitën, por edhe partitë e reja. E dyta është shit-blerja e votës, orientimi i herët i votave, falja e gjobave, pensionet, që është sa i përket konstestimit politik. Kontestimi i tretë është ai i kandidatëve, sidomos brenda PD-së apo PS-së. Në PS ka pasur pakënaqësi të dukshme, por për shkak jo vetëm të një diktati, por edhe pse është parti në pushtet që kënaq ego dhe interesa, dhe që pushteti është i madh bën që këto zëra të heshten. Gjë që s’ka ndodhur në pjesën dërrmuese të rasteve në PD. Edhe për faktin që është parti në opozitë. Është shumë mirë të adresohen të tre këto elementë, që kërkojnë adresime ligjore të ndryshme”.

Kalemaj u shpreh se PD tregoi vullnet për rinumërimin e votave, jo vetëm për kandidatët, por edhe subjektet. 

Opozita dhe PD kanë thënë pas mbarimit të zgjedhjeve që do kryheshin disa procese, me dokumentimin e krimit zgjedhor, denoncimin, thirrjen për revoltë dhe ndërgjegjësimin e ndërkombëtarëve. Të gjitha këto procese shkojnë bashkërisht. Kjo që u vendos është pikësëpari meritë e dy anëtarëve të opozitës në KAS, sepse vullneti nga mazhoranca s’ishte. I duhet dhënë meritë opozitës në këtë rast. Ka një vullnet politik nga PD jo vetëm për të rinumëruar votat për kandidatët por edhe për subjektet. Do kemi numërim të dyfishtë, të subjekteve dhe mandej për kandidatët. Fakti që do bëhet te Parku Olimpik, me vëzhgues, me kamera, janë leva institucionalë që garantojnë një transparencë të procesit, që vlen edhe si precedentë në të ardhmen”.

I pyetur a po shkon PD te një analizë e brendshme, Kalemaj tha: 

Duhet edhe analiza, edhe përgatitja për zgjedhjet lokale që mund të jenë në çdo kohë, sepse varen nga vullneti i z.Rama. Është vullneti i anëtarësisë së kësaj partie se kë duan lidership të tyre. E vetmja gjë që duhet është një Kod Zgjedhor dhe zbatimi i tij në mënyrë të paanshme. Sa i përket sistemit zgjedhor, një sistem zgjedhor mazhoritar, favorizon partinë në pushtet. Një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, do ishte shumë më adekuat”.

Sa i takon zgjedhjeve të pritshme për Bashkinë Tiranë, Kalemaj tha se Alimehmeti do të ishte një figurë e pëlqyeshme, me shanse reale për të fituar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy