Opozita greke, Tiranës: Ndërprisni shembjet në Himarë

Opozita greke, Tiranës: Ndërprisni shembjet në Himarë

Opozita greke i bën thirrje Tiranës që të ndërpresë prishjet e shtëpive në Himarë. Në një deklaratë për shtyp, të firmosur nga Jorgos Kumucakos, shefi i departamentit të punëve të jashtme në partinë Nea Demokracia, ose Demokracia e Re, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare “që të ndërpresë menjëherë çdo veprim që bie ndesh me të drejtat e pjesëtarëve të minoritetit grek që banojnë në Himarë”.

Në deklaratën për shtyp, kjo parti i bën thirrje edhe qeverisë greke që “të avancojë menjëherë në reagime kësaj here rezultative, sa në planin dypalësh, aq edhe në nivel europian, për mbrojtjen e grekëve të Himarës.

“Opozita kërkon që këto reagime të qeverisë greke të bëhen para nisjes së bisedimeve paketë greko-shqiptare që janë paralajmëruar nga ministria e jashtme e Greqisë. Nga ana tjetër, ende nuk ka një reagim nga ana e Athinës zyrtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy