Nga arratia Murrizi i PD-së i kundërpërgjigjet Lelës

Nga arratia Murrizi i PD-së i kundërpërgjigjet Lelës

Kryetari i PD-së së Lushnjes, Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me një shkrim të gazetarit Alfred Lela të publikuar ditën e sotme.  

Përmes një statusi të gjatë në ‘Facebook’, Murrizi, që tashmë është shpallur në kërkim nga policia për ofendimin dhe kanosjen ndaj punonjësit të policisë ditën e djeshme, thotë se nuk e ka problem pse Lela i ka kërkuar kreut të PD-së Lulzim Bashës, të marrë masa për të.

 Statusi i Plotë:

Nje sqarim per ju z Lela.

 Se pari po e filloj me emrin tim Alfred qe e kam Myslim dhe jo myslym apo muslim, e nëse nuk dini ta shkruani mësojeni.

 Se dyti un nuk e njoh fare policin Agron dhe nuk kam shprehur revoltë ndaj Tij , por ndaj shtetit plehr qe përdor Agronin dhe te tjerë si Agroni për te bere te heshtin kundërshtaret.

 Sa për makinën time Alfred un nuk kam asnjë kompleks qe nuk biçiklete por kam makine dhe nuk i përkas seres se komunisteve me fytyre te kamufluar qe shajnë BORGJEZET.

Un kam 21 vjet Lela qe nuk kam qene ne asnjë pozicion apo funksion publik e te kem blere makina e çdo gje tjetër me tendera.

Edhe une Alfred kam punuar ne nje universitet por jo si punetore por kam qene aksionere." 

"Spiunimi" yt tek Basha nuk me impresionon se gjith kohes kemi patur nga ato ish 1200 lekeshit qe na kane spiunuar si FIS.

 Se treti kjo nuk eshte beteje fshateshe Alfred qe ti mbron fshatarin tend dhe nje fshatar i imi duhet te me mbroje mua.

 Sa per republiken e re Alfred rri pa merak se ajo nuk behet kurre me kelyshet e SORROSIT.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy