Zëdhënësi i Merkelit thirrje opozitës: Të gjitha forcat politike të punojnë së bashku në Parlament

Zëdhënësi i Merkelit thirrje opozitës: Të gjitha forcat politike të punojnë së bashku në Parlament

Qeveria gjermane ka reaguar për herë të parë ndaj situatës së krijuar në Shqipëri pas protestave të opozitës duke e bërë këtë përmes zëdhënësit të kancelares Angela Merkel.

Steffen Seibert është pyetur në lidhje me bllokimin që i ka bërë opozita parlamentit për dy javë radhazi dhe deklaratat e Lulzim Bashës se ka marrë mbështetjen e shumë përfaqësuesve të huaj për të rrëzuar ekzekutivin e korruptuar të Edi Ramës e për të caktuar një qeveri teknokrate, e cila të qëndrojë në pushtet deri në muajin qershor.

Pyetjes, a është qeveria federale e Gjermanisë një prej përfaqësuesve të huaj që mbështesin pretendimet e Bashës, Seibert i dha këtë përgjigje:

“Nuk jam në dijeni të kësaj deklarate të liderit të opozites shqiptare. Ajo që mund t’ju them është se qeveria federale e Gjermanisë mbështet kursin e reformave të qeverisë shqiptare. 

Siç e dini, Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa drejt një reforme gjithëpërfshirëse të sistemit gjyqësor. Gjermania asiston dhe mbështet sidomos këtë proces të reformës në drejtësi duke dërguar edhe gjykatës gjermane në misionin EURALIUS. 

Është në interesin e popullit të Shqipërisë, ku meqë ra fjala, shumica e dëshiron këtë reformë, që të ecë përpara në këtë proces. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të punojnë së bashku në Parlament. 

Nisur nga kjo, qeveria federale e Gjermanisë i bën thirrje të gjitha partive politike të Shqipërisë të zbusin mosmarrëveshjet politike. Thirrjet për dhunë, që dëgjohen herë pas here, nuk mund dhe nuk duhet të jenë një nga mjetet për të imponuar pozicione politike kontroverse”, deklaroi Seibert./tch

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy