Zgjedhjet/ KSHH: Procesi u realizua mirë nga KQZ   

Zgjedhjet/ KSHH: Procesi u realizua mirë nga KQZ   

Zgjedhjet e 25 prillit u zhvilluan në klimë të qetë dhe mbarëvajtje. Ky është konkluzioni i vëzhguesve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të pranishëm në 14 bashki të vendit. Në një lidhje Skype me edicionin e lajmeve të MCN TV, Daniel Prroni tha vlerësoi punën e KQZ-së përgjatë ditës së votimit dhe në vijim. Sipas tij, problemet që kanë identifikuar vëzhguesit në terren kanë të bëjnë kryesisht me votimin familjar dhe fotografimin e votës.

Ka pasur raste të votimit familjar. Ka pasur sinjalizime për fotografimin e votës. Por është vënë re një trajtim jo i njëjtë.

Zgjedhjet patën një klimë të qetë dhe mbarëvajtje. Çështjet me identifikimin elektronik u panë në të gjithë vendin. Kemi parë që ndoshta në disa bashki ka pasur incidente me frekuencë më të shtuar.

Duke marrë parasysh rrethanat e pazakonta dhe faktin se elementë të sistemit po implementohen për herë të parë, mund të themi se procesi u realizua mirë nga KQZ, por positive ishte edhe klima gjatë ditës së votimit  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy