Deputeti demokrat Gazmend Bardhi është përjashtuar për 5 ditë nga punimet e Kuvendit të Republikës.
Vendimi u mor ditën e sotme, pasi Bardhi i hodhi mikrofonin socialistes Klotilda Bushka, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.
Gjithçka teksa të mërkurën po miratohej marrëveshja për Portin e Durrësit, kur projektligji u hodh për votim nga kryetarja e komisionit.
Bardhi hodhi mikrofonin bashkë me një tufë letrash drejt socialistes Bushka, si formë kundërshtie.



