Nard Ndoka: Kriminaliteti nuk ulet me uniformat e falura të Erdogan

Nard Ndoka: Kriminaliteti nuk ulet me uniformat e falura të Erdogan

Deputeti Nard Ndoka ka reaguar në lidhje me ceremoninë e prezantimit të uniformave të reja të Policisë së Shtetit.

Këto uniforma janë dhuratë nga qeveria turke e Erdogan. Ndoka shkruan në Facebook se kriminalisteti në vend nuk zgjidhet me uniforma.

“Do të bëhen burra të fortë policët e shtetit me benevrekët e falura të Erdoganit?!”, pyet Ndoka me ironi në “Facebook”.

STATUSI NE FACEBOOK I NDOKES:

Do te behen “burra te forte” policet e shtetit me benevrekët e falura të Erdoganit?!

Sot u prezantuan me pompozitet uniformat e reja të Policisë së Shtetit dhe Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke falenderuar presidentin turk, Erdogan.

Më shumë sesa ky detaj, mua më shqetëson në fakt diçka tjetër: Situata e kriminalitetit në vend. Ka përditë ngjarje të rënda, vrasje e grabitje, për të mos folur pastaj për kultivimin dhe trafikun e drogës.

A zgjidhen këto probleme me uniformat e reja të policisë, të falura nga Erdogani?! A e ndajmë dot policinë nga politizimi?

Këto janë problemet të cilat duhen zgjidhur, pastaj le të promovojme edhe benevrekët e falur, e te kujtohemi për falenderimet e udhëheqësve të huaj, te cilët janë problematik me demokracinë në vendet e tyre!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy