Tahiri pret në zyrë delegacionin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e qershorit

Tahiri pret në zyrë delegacionin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e qershorit

Ministri Tahiri ka zhvilluar një takim me delegacionin e OSBE/ODIHR i cili gjendet në Tiranë për të analizuar situatën në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit.

Gjatë takimit është biseduar për përgatitjet e bëra në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme dhe për aspekte të ndryshme teknike që lidhen me listat e zgjedhësve, adresat etj.

Ministri Tahiri ka shpjeguar përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme që të sigurojë një listë të saktë të zgjedhësve duke shmangur dublimet apo problemet e tjera të vërejtura në të kaluarën.

Delegacioni i OSBE/ODIHR ka takuar më herët sot edhe KM Rama, deputetë e përfaqësues të ndryshëm të politikës nga mazhoranca dhe opozita.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy