Axhenda/ Presidentja e KE-së nesër në Tiranë, takim me Ramën dhe Metën

Axhenda/ Presidentja e KE-së nesër në Tiranë, takim me Ramën dhe Metën

Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen pritet të mbërrijë nesër në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca me anë të një postimi në Twitter, ku shprehet se ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula Von der Leyen. Përpara Samitit BE-ËB6 më 6 tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së në kuadër të  programit EU4Schools, pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019.

AXHENDA

Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 6 tetor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovina. Presidentja do të nisë udhëtimin e saj në Tiranë, nesër në mëngjes, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama, dhe Presidenti Ilir Meta.

Së bashku me Kryeministrin, ajo do të marrë pjesë në përurimin e shkollës ‘Korb Muça’ dhe Kopshtit ‘Europa’, e cila u rindërtua me fondet e BE -së në kuadër të programit EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019. Të martën pasdite, ajo do të udhëtojë për në Shkup, ku do të takojë kryeministrin Zoran Zaev, si dhe presidentin Stevo Pendarovski, e ndjekur nga një vizitë në një qendër kulturore rinore, së bashku me kryeministrin Zaev.

Të mërkurën në mëngjes, Presidentja von der Leyen do të jetë në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Ajo gjithashtu do të vizitojë kopshtin ‘Cicërimat’, i cili u ndërtua me fondet e BE -së, së bashku me kryeministrin.

Presidentja më pas do të udhëtojë për në Podgoricë, ku do të pritet nga Presidenti Milo Dukanovi dhe Kryeministri Zdravko Krivokapić. Gjatë qëndrimit të saj, ajo do të vizitojë Institutin e Shëndetit Publik, i cili mori mbështetjen e BE-së në luftën kundër pandemisë, i shoqëruar nga kryeministri. Më pas, presidentja do të mbërrijë në Beograd, Serbi, ku do të takohet me Presidentin Aleksandar Vuçiç të mërkurën dhe kryeministren Ana Brnabić, të enjten.

Të enjten në mëngjes, së bashku me Presidentin Vuçiç, Presidentja von der Leyen do të marrë pjesë në nisjen e një projekti në Korridorin X hekurudhor. Presidentja gjithashtu do të jetë dëshmitar i nënshkrimit të një kontrate për rehabilitimin e një pjese në Autostradën e Paqes, që po e mbështet BE.

Ndalesa e saj e fundit do të jetë Bosnja dhe Hercegovina. Presidenti i Komisionit do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Urës Svilaj që lidh Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, së bashku me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković dhe Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija. Në të njëjtën ditë, në Sarajevë, ajo gjithashtu do të ketë takime me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjatë vizitës së saj, Presidentja von der Leyen do të japë konferenca për shtyp me udhëheqësit e ndryshëm të Ballkanit Perëndimor.

Luigi

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy