“Policia fsheh djegien e makinës së dhëndrit të Sejdinit”, reagon Ministria e Brendshme: Janë pasqyruar të gjitha ngjarjet

“Policia fsheh djegien e makinës së dhëndrit të Sejdinit”, reagon Ministria e Brendshme: Janë pasqyruar të gjitha ngjarjet

Pas akuzave të Partisë Demokratike, ku deputetët e saj Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi, deklaruan se policia e Ebasanit ka fshehur një ngjajre shumë të rëndë, ka ardhur erdhe reagimi i Ministrisë së Brendshme.

Në këtë reagim Ministria thotë se të gjitha ngjarjet e ndodhura në qytetin e Elbasanit, janë pasqyruar gjerësisht dhe çdo kush gjen në faqen zyrtare të policisë. Ministria thotë se akuzat e opozitës, janë një tjetër përpjekje për të hedhur baltë mbi punën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit në luftë të pandërprerë me krimin dhe paligjshmërinë.

Sipas deklaratës akuzat e përsëritura dhe përbaltja kanë vetëm një qëllim, të rrisin artificialisht tensionin, të prishin imazhin e vendit në kulmin e sezonit turistik duke pretenduar cenimin e parametrave të sigurisë. 

Ministria thotëse ndjehemi të keqardhur për këto sulme të vazhdueshme ndaj Policisë së Shtetit, duke u përpjekur pa ia dalë mbanë, të manipulojnë me faktet që janë publike, online dhe i sheh kushdo.

Ministria sqaron se ngjarjet e pretenduar si të fshehura janë të pasqyruara në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, "përkatësisht në datat 23 mars 2018: (Më datë 23.03.2018 rreth orës 03:00 në lagjen "Dyli Haxhire" në një pikë servisi është djegur pjesërisht  mjeti tip "Benz" në pronësi të një firme. Grupi hetimor po punon për  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin  dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal)".

Ndërsa njoftimi i dytë i publikuar në faqen zyrtare në 31 korrik 2018 sqaron rrethanat e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, ku bëhet fjalë për një telefonatë që pretendon vjedhjen e mjetit me armë, por nuk ka patur asnjë të shtënë në Elbasan: (Më datë 30.07.2018, shtetasi D.Sh., ka telefonuar policinë dhe ka kallëzuar se në aksin rrugor “Tiranë - Dajt”, dy persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës i kanë marrë mjetin. Në lidhje me këtë njoftim është ngritur grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe vërtetësinë e informacionit, si dhe janë njoftuar DVP Elbasan, Durrës, Lezhë)"

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy