Sejamini: Avantazhet që i jep opozitës dosja “McGonigal”

Sejamini: Avantazhet që i jep opozitës dosja “McGonigal”

Gazetari Neritan Sejamini listoi në emisionin “Të Paekspozuarit” disa avantazhe që sipas tij i ka dhënë opozitës rasti McGonigal.

Është fakt që kështu siç janë gjërat, Rama nuk hetohet dot. Siç ishte rasti i Bilalit. Nuk u prek se ishte kryeministër. Imuniteti që i kemi dhënë ne e mbron. Çfarëdo që të prisnim, nuk do të ndodhë.

Por në favor të opozitës janë disa gjëra që nuk sfumohen dot. PS sot po abuzon me 21 janarin, sepse po mundohet ta përdorë për të fshehur korrupsionin.

Marrëdhëniet e Ramës me SHBA nuk do të jenë më kurrë si më parë. SHBA do të mbajnë marrëdhënie të mira me qeverinë shqiptare, por miti se Rama e ka mirë me amerikanët, në mos ka rënë, do të bjerë.

Të gjithë e kanë kuptuar se Rama ka aftësinë për të të korruptuar, për të të bërë pis, për të krijuar probleme në karrierë. Edhe ambasadorët e tjerë nuk do të kenë më të njëjtën marrëdhënie me të.

Berisha ka mbajtur gjithnjë tezën se ndalimi i hyrjes së tij në SHBA është bërë me lobim. Sot më shumë se kurrë, kjo tezë është bërë e besueshme. Është rritur besueshmëria që non grata, pavarësisht opinioneve për të, sot ka shumë njerëz që mendojnë njësoj si ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy