Balla për Bashën: Sot koifiçenti i lumturisë së tij matet sa keq i bën Shqipërisë

Balla për Bashën: Sot koifiçenti i lumturisë së tij matet sa keq i bën Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në një takim që u zhvillua në Elbasan për të konsultuar me grupet e interesit strategjinë kombëtare të punësimit. Një nismë kjo e Grupit Parlamentar të PS, për rritjen e mëtejshme të punësimit dhe adresimin e tij sipas nevojve të tregut.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se ndihma ekonomike është një zgjidhje e përkohshme dhe se ajo nuk nuk të shpëton, por thjeshte të zgjat vuajtjen.

Ilaçi më i mirë për familjet e varfra në Shqipëri nuk është ndihma ekonomike, por kapacitetet e ekonomisë sonë, vendimarrja dhe politikbërja jonë që ti shkëpusim nga ndihma ekonomike, për ti futur në punësim”, tha Balla.

Kreu i grupit socialist, gjatë fjalës së tij ka ironizuar edhe mosbindjen civile të opozitës, ku tha se kryatari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk paguan faturën e ujit të pijshëm nga shtatori i 2017. “Ky është i pari që e ka filluar “mosbindjen civile”, pastaj po e ndoqi njeri mbrapa mirë. E sigurtë që nuk do ta ndjekë njeri mbrapa”, tha Balla.

Ndërsa përsa i përket protestës së organizuar nga opozita, duke bllokuar akset rrugore dhe duke djegur goma, Balla tha: “Do doja ta mbyllja me diçka që më tha përpara se vinim këtu një sipërmarrës i Elbasanit. Kishim një vit që në Elbasan nuk kishim më tym, sepse ishim mësuar me tymin e plehrave, por Monika me Edmond Spahon na khyen dje tymin, duke djegur goma në Bradashesh, na kishte marë malli për tym sepse kishim 26 vite që hanim tym, por falë Edi Ramës Elbasani është shëruar nga një prej sëmundjeve më të mëdha që ka pasur në gjithë këto vite tranzicioni, shërimi ndaj sëmundjes së tymit të plehrave", deklaroi Balla.

Sipas Ballës, për Lulzimin sot koifiçenti i lumturisë matet me sa mund ti bëjë keq Shqipërisë.

Detyra jonë është të vazhdojmë ti bëjmë mirë Shqipërisë. Edhe pak ditë, pavarsisht tymit të gomave, çizmeve, klithmave, ne do të kemi mundësi që më 17 prill të marim një lajm të mirë për Shqipërinë, që është rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Jam shumë i sigurtë çizmet , klithmat, gomat, Luli, Saliu, Monika do vazhdojnë të njënjtën këngë, detyra jonë është të krijojmë sa më shumë punë për shqiptarët, të cilët ende nuk kanë pasur mundësi tju jepet një vend pune”, tha greu i grupit socialist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy