Minarolli ka një mesazh për të pakënaqurit në PD: Krijuar bindjen se ishin të pazëvendësueshëm

Minarolli ka një mesazh për të pakënaqurit në PD: Krijuar bindjen se ishin të pazëvendësueshëm

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Vili Minarolli i ka kthyer përgjigje të pakënaqurve brenda forcës më të madhe opozitare me listat për deputetë të kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në rrjetin social "Facebook", ish-sekretarit dhe ish-deputetit të PD-së ata që sot kritikojnë listat kanë krijuar bindjen se ishin të pazëvendësueshëm dhe janë mësuar me poste e privilegje të dhuruara.
 
Duke u ndalur tek listat, ai thotë se këtë model nuk e ka krijuar Lulzim Basha, dhe se ata që e kritikojnë sot, kanë heshtur kur u krijua.

Nga: Vili MINAROLLI

PDSH është pasuri shpirtërore dhe ideal i çmuar i Demokratëve të Shqipërisë

Ka dy ditë që pas publikimit të listës të kandidatëve për deputetë të PD, që po ndodh një precedent.Disa nga ata që nuk u përfshinë në listën janë të pakënaqur.Deri këtu gjithçka është normale dhe njerëzore.

E pa mendueshmja është t’i kundërvihesh partisë për të cilin ke qënë përfaqësues i lartë, pikërisht në atë moment kur çdo demokrat është angazhuar për ta kurorëzuar fushatën elektorale me fitoren e partisë. Pas kësaj asnjë nga ata që sot çojnë ujë në mullirin e kundërshtarit politik, nuk mund të pretendojë ta quajë veten qoftë edhe antar të thjeshtë.
PDSH nuk është kryetari saj, që në këtë moment është L.Basha, i zgjedhur me shumicë nga antarësia e saj. Ata që nuk e donin si kryetar e shprehën vullnetin e tyre me votë. Këtu mbarojnë kënaqësitë dhe pakënaqësitë. Kryetari i partisë, me listën e prezantuar ka vënë një bast me demokratët.

Po nuk e fitoi bastin, ai e ka të përcaktuar rrugën e tij. Vetëm pas datës 25 qershor. Kujt nuk i pritet, le të kërkojë privilegje tek kundërshtarët politikë i PDSH dhe i siguroj se asnjë demokrat nuk do i pranoj. Përvoja e kaluar ëshë një mësim me vlerë.
PDSH nuk është pronë as e kryetarit dhe as e atyre që zgjidhen në drejtim të strukturave dhe si përfaaqësues politikë të saj. PDSH është pasuri shpirtërore dhe ideal i çmuar i qindra e mijrave antarë e simpatizantë të saj që i japin frymë nga fryma e tyre, pa pretenduar për poste dhe privilegje. Të zgjedhurit në poste drejtuese të strukturave, apo pozicionet politike, para se të jetë meritë e tyre, është vlerësim dhe përgjegjësi ndaj zgjedhësve.
Kryetari L.Basha nuk veproi ndryshe nga ç’ka vepruar paraardhësi i tij apo homologët në partitë e tjera të skenës politike shqiptare. Por nga ajo që kujtoj është se disa nga këta të pakënaqurit janë mësuar me poste dhe privilegje të dhuruara dhe tani u është krijuar bindja se janë të pazëvëndësueshëm. Mos u habisni kur ju them se morën poste drejtuese në PDSH, u bënë deputetë e ministra pa milituar asnjë ditë as si antarë të thjeshtë e madje pa qënë as antarë.

Modelin nuk e krijoi L.Basha. Por modeli nuk u kundërshtua aq më shumë nga këta që sot po bëjnë lojën e kundërshtarit. Por tani u mërzitën se u erdhi rradha e tyre. Dhe po e godasin pas shpine atë që i dha emër dhe vlerë shoqërore PDSH. Ju e shikoni vetë. Me ç’farë po merret kundërshtari në këtë fushatë, pasi i konsumoi mashtrimet në fushatën e kaluar dhe nuk bëri asgjë gjatë katër viteve? Sot bëri një deklatarë një ish drejtues i PDSH, nesër lideri i PS do merret pikërisht me këtë deklaratë.
Sot është koha e provës.Kush e do PDSH e ka vendin në fushatë, të bëjë atë që mund ta bëjë më mirë në fushatë. Ka kohë për t’u marrë me veten tonë, janë vetëm pas disa ditë…

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy