Ambasadorja Gacek: Vëzhguesit e ODIHR janë në 12 qarqe

Ambasadorja Gacek: Vëzhguesit e ODIHR janë në 12 qarqe

Nga Liceu Artistik në Tiranë, drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR-it për  vëzhgimin e zgjedhjeve të në Shqipëri, Ursula Gacek, ka thënë se vëzhguesit janë të shpërndarë në të gjithë vendin dhe është monitoruar gjithçka prej 5 javësh tashmë.

Në një prononcim për mediat, znj. Gacek u shpreh se në fokus të misionit nuk është vetëm dita e zgjedhjeve por në tërësi procesi zgjedhor në Shqipëri.

Mbase duhet t’ju shpjegoj pse jam këtu. Misioni i dedikohet mbarëvajtjes së fushatës elektorale. Jam në Shqipëri prej datës 17 mars. Gjitha vëmendja i dedikohet ditës së zgjedhjeve, po për ne si mision është vetëm një pjesë. Fokusi i vëzhgimit të fushatës në tërësi, paregullsitë gjatë saj, sjellja e kandidatëve.

Vetë unë do të vëzhgoj një numër të vogël qendrash votimi, anëtarë të tjerë janë shpërndarë në të gjithë qarqet e Shqipërisë. Ne jemi ende duke mbledhur informacion, për 5 javë e disa ditë në Shqipëri dhe na duhet kohë për të shqyrtuar të gjithë informacionin e mbledhur.

Përgjigjet për pyetjet tuaja do të vijnë nesër. Ju do të keni mundësi të ritakoheni për një konferencë që për shkak të pandemisë do të zhvillohet përmes zoom dhe aty mund të merrni të gjithë përgjigjet e pyetjeve tuaja”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy