Kuvendi sot në seancë plenare, në fokus 6 interpelancat me Ramën dhe ministrat

Kuvendi sot në seancë plenare, në fokus 6 interpelancat me Ramën dhe ministrat

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare, ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë një sërë interpelancash me kryeministrin dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

 

Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama. Njëra është kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndërsa tjetra nga deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

 

Gjithashtu, deputetët e opozitës kanë kërkuar interpelanca me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, si dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha.

 

Përveç interpelancave, deputetët do të shqyrtojnë edhe dy projektligje: ratifikimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Polonia, si dhe projektligjin “Për nënproduktet me origjinë shtazore”.

 

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës 1 qershor 2026 dhe do të përmbyllet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy