
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu ka zhvilluar takime në familjet e fshatit Piskovë në Përmet.
I shoqëruar nga kandidatja për deputete e PD për Përmetin dhe Këlcyrën Joana Qirollari, Shehu është mirëpritur nga familjet në Piskovë ku ka marrë edhe garancinë e ndryshimit të madh që pret kjo zonë më 25 prill.
Në kontaktet me banorët e këtushëm, këta të fundit i kanë përcjellë Shehut shqetësimet me të cilat ndeshen, papunësia dhe varfëria e cila është eskaluar sidomos në tetë vitet e fundit.
“Ndryshimi është i pritshëm dhe Piskova do t’i bashkohet pjesës tjetër të Shqipërisë për të qenë pjesë e përmbysjes së madhe”, janë shprehur banorët e këtij fshati.



