Boçi: Pedagogët me paga diskriminuese! Ikja e trurit jo vetëm te rinia, por edhe te profesorët cilësorë

Boçi: Pedagogët me paga diskriminuese! Ikja e trurit jo vetëm te rinia, por edhe te profesorët cilësorë

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, mbështet protestën e pedagogëve, duke thënë se në hierarkinë e pagave, pedagogët mbeten kategori e diskriminuar, pasi janë në nivelin e 15 viteve më parë.

Në një intervistë për MCN TV, Boçi tha se ndryshimet që kanë ndodhur duhet të ishin reflektuar si investim e shoqërisë tek ajo kategori që përçon dijen universitare.

Kjo gjendje pagash bën që cilësia në arsim të jetë e ulët dhe universitetet të shndërrohen në magazina që hyjnë e dalin të rinj që dalin me kartona që marrin emrin diplomë.

Shoqëria shqiptare investon për arsimin, paguan taksat dhe shkojnë për formimin e një studenti, por që po shohim ikjen e trurit të një të rinjve.

Dua të prek edhe ikjen e trurit në nivel pedagogësh, pasi kërkesa për tu bërë pedagogë është e madhe dhe nuk ndjehet largimi.

Por shqetësuese është se po ikin pedagogë cilësorë, pasi nuk e përballojnë dot jetën e tyre me një pagë diskriminuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy