Nga Varrezat e Dëshmorëve të Kombit ku ishte i pranishëm në ceremoninë përkujtimore të dëshmorëve të rënë në detyrë, kryetari i LSI Ilir Meta tha se Reforma në drejtësi është gati dhe partia që ai drejton do të votojë pro sajë.
Meta shtoi se 5 maj Është një ditë angazhimi dhe detyrimi jo thjesht për të kujtuar veprën e tyre të përjetshme por edhe për të kontribuar në mënyrë që Shqipëria të jetë një vend më i sigurt, i begatë dhe më i lumtur për të gjithë qytetarët e saj.



