
Kryedemokrati Sali Berisha thotë se bashkimi i Partisë Demokratike ka të hapur çdo opsion.
Ai deklaron se opozita nuk e humb kurrë fokusin si gardiane e interesit të qytetarëve shqiptarë dhe se bashkimi është një proces, ndërsa shtoi se Edi Paloka dhe Gazment Bardhi janë në kontakt me njeri tjetrin.
Ata janë në kontakt me njëri tjetrin dhe procesi vazhdon. Për sa i përket betejës brenda PS-së, ajo është betejë për jetë a vdekje mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Deri tani këtë betejë po e fiton Erion Veliaj. Ne i konsiderojmë ata si të keqen më të madhe të këtij vendi.



