Takimi Berisha-Meta, në fokus koordinimi për aksionin opozitar dhe zgjedhjet në Kukës

Takimi Berisha-Meta, në fokus koordinimi për aksionin opozitar dhe zgjedhjet në Kukës

Gazetari i MCN Tv, Mariglen Kume ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ish-kryeministri Berisha dhe kreu i PL, Ilir Meta kanë zhvilluar mesditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Gazetari tha se në fokus të mbledhjes ka qenë mënyra si do të vazhdojë bashkëpunimi mes dy aleatëve, dhe zgjedhjet në Kukës.

Takimi i Berishës me Metën dhe Vasilit ka zgjatur rreth 90 minuta. Ky është takimi i parë që ndodh në selinë e PD pas takimit të 43 deputetëve të opozitës. Në fokus ka qenë mënyra si do koordinohen  për të vazhduar aksionin opozitar në Parlament, por edhe jashtë tij duke pasur parasysh që edhe fronti i deputetëve që janë koordinuar për të bërë aksionin opozitar është më i gjerë. Ka qenë ky takim për të ditur secili pozicionin që do ketë dhe nëse do jetë i njëjtë bashkëpuni mes PL dhe Rithemelimit.

Në fokus kanë qenë dhe zgjedhjet në Kukës. Lëvizja që drejtohet nga Berisha do të ketë dhe kandidatin e vetëm do të garojë sërish duke marrë mbështetjen e PL. Lëvizja e Berishës nuk mund të regjistrohet dhe një ditë më parë u regjistruan si koalicion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy