Strategji e re, Meta: Komunikim me BE dhe OBSH për të dalë sa më shpejt nga situata e Covid-19

Strategji e re, Meta: Komunikim me BE dhe OBSH për të dalë sa më shpejt nga situata e Covid-19

Daljen për mediat këtë të hënë Presidenti Ilir Meta e nisi me mesazhe për të pasur kujdes me koronavirusin. Nga qeveria dhe mazhoranca kërkoi reflektim, ndërsa u shpreh se është e domosdoshme zbatimi i protokolleve.

Meta tha se nuk duhet humbur përqëndrimi në përballimin efikas të pandemisë. Sipas tij, shtimi i rasteve dhe viktimave kërkon reflektim serioz dhe të përgjegjshëm nga të gjithë. Presidenti deklaroi se është e domosdoshme një komunikim me vendet e rajonit, BE-së dhe OBSH-në, për një strategji të re e cila do mundësojë daljen sa më të sigurt dhe të shpejtë nga pandemia.

Të mos humbasim përqëndrimin në përballimin më efikas të pandemisë, pasi shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga me Covid-19 por për fat të keq edhe të numri i viktimave, kërkojnë urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm nga të gjithë. Nga institucionet shtetërore, nga qeveria, nga opozita, nga sipërmarrjet dhe nga çdo qytetar. Është e domosdoshme një strategji e re, konkrete dhe afatgjatë, me protokolle të mirëpërcaktuara për të përballuar dhe për të vënë nën kontroll përhapjen në rritje të kësaj pandamie, e cila ka rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Gjithashtu është e domosdoshme një komunikim edhe më intensiv, edhe më efikas, me vendet fqinje, me ato të rajonit, me vendet e BE-së dhe me OBSH-në, për të harmonizuar veprimet dhe për të shkëmbyer informacionet në kohë reale, me qëllim që kjo strategji e re, të na mundësojë daljen sa më të sigurt dhe sa më të shpejt nga kjo situate”, tha Meta.

Kreu i shtetit i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për zbatimin e masave anticovid.

Ju e dini që janë zhvilluar disa mbledhje dhe padyshim që në të ardhmen do të zhvillohet. Unë kam kërkuar një takim zyrtar me ministren e shëndetësisë në mënyrë që të gjykojmë mbështetjen që mund të japë presidenti në ktë rast. Por dhe qytetarët duhet të tregohen më të kujdesshme dhe të përgjegjshme për shëndetin e tij dhe familjarëve. Duket që ka një shkudesje, nuk na ndihmon që të hapemi as me BE, do të jetë e nevojshme një mbledhje e tillë. Ndërkohë duhet dhe më shumë transparencë dhe profesionalizëm për mbrojtjen e mjekëve dhe personelit shëndetësor”, u shpreh Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy