Kandidatët e PS kërkojnë rinumërim/ Neza: Ndërhyrja e Ramës shton dyshimet për deformim të rezultatit (VIDEO)

Kandidatët e PS kërkojnë rinumërim/ Neza: Ndërhyrja e Ramës shton dyshimet për deformim të rezultatit (VIDEO)

Analisti Sami Neza tha në MCN Live se kandidatët e PS që kërkojnë të rinumërojnë votat e marra në zgjedhje është e drejtë, dhe ata mund të kenë të dhëna nga patronazhistët që rezultati mund të jetë devijuar. Sipas Nezës ndërhyrja e Ramës shton dyshimet për deformim të rezultatit.

Kryeministri Rama e ka fuqinë që të ndalojë apelimet e kandidatëve për deputet të PS, jo mbështetur në ndonjë rregullore, ligj, por mbështetur në fuqinë ndaj tyre dhe imponimin që mund t’u bëjë. Ka një kakofoni nëse janë tërhequr apo jo. Nëse s’janë tërhequr tregon një farë integriteti dhe besimin që ata kanë te mundësia për të rifituar mandatin e humbur.

Me siguri e kanë të bazuar edhe te sistemi i patronazhimit, ata arrijnë të verifikojnë shifrat para se të hidhen në kuti, dhe mund të kenë të dhëna që rezultati mund të jetë devijuar në kutinë e votimit. Kërkesa e tyre për të bërë rinumërim të votave bazuar në dyshimet e tyre, është krejtësisht e drejtë. Kjo parashikohet dhe nga Kodi Zgjedhor, për rezultatet e ngushta.

Ndërhyrja e Ramës në këtë proces është e padrejtë dhe shton dyshimet që rezultati është deformuar gjatë procesit të numërimit. Ajo që i shtron intrigën kësaj gjëje është pikërisht ndërhyrja e Ramës. Futja e Ramës më bën të mendoj që ka diçka që fshihet, dhe ndërhyrjet e tij në formë presionuese bllokon procesin për të fshehur diçka. Mund të jetë edhe kjo (që kandidatët fitues i ka përcaktuar partia). E dyta është devijimi i procesit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy