Apeli i Hahn: Debati politik duhet bërë në Parlament

Apeli i Hahn: Debati politik duhet bërë në Parlament

Pas apelit të raportuesit për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, drejtuar PD-së për t’u rikthyer në Parlament, vjen një tjetër reagim nga Bashkimi Europian.

Komisionieri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, ka theksuar se debati politik duhet të zhvillohet brenda Parlamentit.

“Debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda Parlamentit. Bashkëpunimi i qeverisë dhe opozitës është vendimtar për ambicien e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Në veçanti, është me rëndësi të madhe për të ruajtur vazhdimësinë parlamentare në një kohë kur reformat e rëndësishme që janë në rendin e ditës të Parlamentit, të tilla si ngritja e organeve të vetingut në kuadër të reformës në drejtësi dhe reforma zgjedhore, duke përfshirë vijimin e rekomandimeve të vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR-it të cilat janë të domosdoshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme këtë vit. Këto reforma janë të domosdoshme që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit në BE”, tha Hahn.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy