Gazetari Sebastian Zonja duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” për tarifat e vendosura nga Presidenti amerikan Trump, tha që SHBA kërkon të kthehet në fuqi prodhuese si Kina.
"Amerikanët duan të kthehen në një fuqi prodhuese siç është Kina sot. Duhet veçuar një lloj problematike që e thonë gjithë ekonomistët, sa i përket tarifat. Ky veprim i Trump për të gjitha shtetet njëherazi, të gjithë e panë me dyshim. Kur do të përdorësh kërbaçin ndaj të gjithëve në të njëjtën kohë, kjo është pak problematike. Ka diskutime për stabilitet ekonomik mes Kinës dhe Europës. Tregjet e aksioneve ranë shumë, ra bursa. Duke rënë stoqet e një kompanie X, bënë që milionerët të bëhen miliarderë. Humbën ata që kishin lekë kursimesh".



