
Presidenti Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Bullgari, me ftesë të homologut Rumen Radev.
I lumtur të mbërrij në Sofje, këtë qytet të mrekullueshëm, me të cilin na lidhin ura të panumërta të historisë, miqësisë dhe bashkëpunimit, për të filluar vizitën time zyrtare, me ftesë të Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev.
Gjatë qëndrimit në Sofie, Meta do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore të Bullgarisë.



