Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar rastin e Agron Gjekmarkaj që humbi ndjenjat te Pallati me Shigjeta gjatë protestës. Noka thotë se Gjekmarkaj u dhunua nga policia në mënyrë barbare.

Policia ka ushtruar një dhunë shtazarake e përgatitur ndaj opozitës. Agron Gjekmarkaj është një nga protestuesit më paqësor, aty kanë shkuar dhe e kanë dhunuar, e kanë lënë në gjendje lipotinie mbi 10 minuta dhe s’ka dashur t’ja dijë policia. E gjithë dhuna është dirigjuar nga policia dhe unë sapo vij nga spitali ushtarak dhe gjendja e tij është shumë shqetësuese.
Ai ndodhej te Pallati me Shigjeta. Policia ka dhënë shpjegim sikur Gjekmarkaj si ka ndodhur asgjë. Një ngjarje që është dhënë live në sy të medias parë nga të gjithë shqiptarët, dhuna, policia mundohet të mashtrojë dhe thotë se i ka rënë të fikët dhe s’ka asnjë lidhje me dhunën.
Urdhëruesi fillon nga Edi Rama dhe për këtë të gjithë do përgjigjen një më një sepse ka shkuar policia te Gjekmarkaj dhe jo anasjelltas.



