
Ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi është takuar sot me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti Meta e ka uruar Ambasadorin Durmishi për detyrën e re dhe ka theksuar mbështetjen e tij të plotë për përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.
Ai ka shprehur besimin se marrëdhëniet e ngrohta dhe vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do të thllohen edhe më tej dhe shprehu besim në aftësitë e Ambasadorit.
Kreu i shteti thkesoi rëndësinë e madhe që bashkëpunimi mes dy vendeve kishte në politikë, kulturë, tregti dhe ekonomi dhe tha se ishte koha që Shqipëria dhe Kosova të punon ngushtë për njohjen e shtetit të Kosovës dhe fokusi duhet të ishte integrimi europian për të dy vendet.
Ambasadori i karrierës Skënder Durmishi ka shërbyer në Shkup, në Podgoricë dhe për disa muaj ka ushtruar detyrën e sekretarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Në vitin 2008 deri 2010, ai ishte Zëvendës Ambasador në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.
Tutje, nga 2010 deri 2012 ai ishte themelues dhe shef misioni i Ambasadës në Maqedoni, pastaj nga 2012 deri 2013 themelues dhe shef misioni në Ambasadën e Australisë.
Në vitin 2014, Durmishi ishte kthyer në Kosovë si Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike në ministri, për t’ju rikthyer vetëm një vit pas diplomacisë jashtë vendit si Ambasador në Podgoricë të Malit të Zi.
Në anën akademike ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe masterin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës ndërsa ka doktoruar në Universitetin e Shkupit për Shkenca Juridike- Marrëdhënie Ndërkombëtare.



