Meta mbështet qëndrimin e BE-së për të mos njohur zgjedhjet në Bjellorusi

Meta mbështet qëndrimin e BE-së për të mos njohur zgjedhjet në Bjellorusi

Presidenti Ilir Meta të mërkurën ka mbështetur qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet në Bjellorusi.

Në reagimin e tij, Meta thekson se qytetarët e Bjellorusisë meritojnë të jenë pjesë e një vendi demokratik me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi. Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik", deklaroi Presidenti.

Në kryeqytetin bjellorus dhe në qytete të tjera, qytetarët kanë zhvilluar protesta masive, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Ndërkohë që Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se vendi do të ketë zgjedhje të reja "vetëm nëse më vrisni mua."

Bashkimi Europian të mërkurën ka marrë vendimin për të mos i njohur zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Bjellorusi më 9 gusht, pasi e konsideron procesin si jo të lirë dhe të rregullt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy