BE heq masat ndaj Kosovës, Ferit Hoxha: Vendim i vonuar, por i rëndësishëm për integrimin

BE heq masat ndaj Kosovës, Ferit Hoxha: Vendim i vonuar, por i rëndësishëm për integrimin

Vendimi i Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është vlerësuar si një zhvillim pozitiv, ndonëse i vonuar, nga ministri Ferit Hoxha.

 

Në një reagim publik në rrjetin social X, Hoxha theksoi se ky vendim rikonfirmon përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave europiane, shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit rajonal.

 

Sipas tij, heqja e masave hap një kapitull të ri për vendin, duke mundësuar qasje të plotë në fondet dhe asistencën e BE-së, si dhe duke forcuar procesin e integrimit europian. Ai shtoi se ky hap ndikon gjithashtu në rindërtimin e besimit dhe rritjen e besueshmërisë së këtij procesi.

 

Hoxha nënvizoi se avancimi i mëtejshëm i Kosovës në rrugën drejt BE-së, përfshirë shqyrtimin e aplikimit për statusin e vendit kandidat, do të kontribuojë në një rajon më të qëndrueshëm dhe më të sigurt, duke rikonfirmuar perspektivën europiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy