Xhafaj takon ambasadorin e BE: Javët në vijim do flasim për rezultate konkrete

Xhafaj takon ambasadorin e BE: Javët në vijim do flasim për rezultate konkrete

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Takimi vjen pas aksionit të policisë që goditi grupin Bajri në Shkodër dhe Tiranë në bashkëpunim me autoritetet holandeze.

Pas takimit përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhafaj shprehet se u diskutua për prioritetet dhe pritshmëritë e BE e vendeve anëtare ndaj Shqipërisë në fushën e ligjzbatimit.

"Sot pata kënaqësinë të zhvilloja takim shumë miqësor dhe profesional me një ekspert shumë të mirë të çështjeve të sigurisë: Ambasadorin e ri te BE Luigi Soreca. Trajtuam çështje të rëndësishme mbi prioritetet dhe pritshmëritë e BE e vendeve anëtare ndaj Shqipërisë në fushën e ligjzbatimit", shkruan Xhafaj.

Më tej ministri Brendshëm theksoi se ambasadori i konfirmoi gatishmërinë për mbështetje e thellim të bashkëpunimit në fushat prioritare të MB e PSH, e një mbështetje aktive me programet e asistencës financiare dhe teknike për to.

Sipas Xhafëjt, javët në vijim do flasim për projekte dhe rezultate konkrete.

Ndërsa në fund ministri Xhafaj e uroi abasadorin për detyrën e re, "Punë të mbarë Ambasador"!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy