Gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live ka komentuar për mbylljen e hetimeve për Vangjush Dakon ku tashmë dosja e SPAK i ka kaluar gjykatës së Posaçme.
Ai tha se Dako është aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi është në hetim për shpërdorim detyre në dy raste, ndërsa theksoi se me rëndësi është fakti që do shkojë me masë sigurie të ndryshuar.
Në fakt fabula e SPAK për Vangjush Dakon është e njohur. Ai është person në hetim dhe dosja është dërguar për gjykim për shpërdorim detyre për dy raste, një për leje ndërtimi të dhënë në Durrës dhe një tjetër për një shëtitore në Currila. Është një çështje e thjeshtë për prokurorinë e posaçme për tu hetuar.
Dako do përballet me këtë akuzë por rëndësi ka që Dako do shkojë me masë sigurie të ndryshuar sepse u lirua, pasi ai qëndroi për 9 muaj në paraburgim, saktësisht më datë 27 shkurt 2024, pasi skaduan afatet e paraburgimit, dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, me mbikëqyrje policore 24 orë.



