Basha takim me Shoqatën e Mikrofinancës: PD ka në fokus uljen e barrës fiskale

Basha takim me Shoqatën e Mikrofinancës: PD ka në fokus uljen e barrës fiskale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të hënën është takuar me disa përfaqësues të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, i cili konfirmoi si prioritete të qeverisjes së PD-së fuqizimin e biznesit të vogël, hapjen e bizneseve të reja, kryesisht nga të rinjtë dhe punësimin e tyre, e gjithashtu edhe mbështetjen e bujqësisë.

Duke i falenderuar për zbatimin e moratoriumit, që ndihmon kredimarrësit në situatën e rënduar pas pandemisë, zoti Basha ndau shqetësimin për mungesën e likuiditetit dhe për krizën ekonomike.

Nëse nuk veprohet shpejt për tejkalimin e saj, kjo do të verë në pozitë të vështirë sistemin bankar dhe veçanërisht institucionet e mikrokreditit, pasi do të rritet pamundësia e qytetareve dhe bizneseve për t’i shlyer kreditë”, u theksua në takimin me Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare.

Basha tha se vonesa në ripagimin e kësteve dhe shtyrjet e detyruara kanë ulur me 60% arkëtimet vetëm në institucionet e mikrokreditit.

“Deri më sot janë 175,000 vende pune të krijuara nga bizneset e financuara prej institucioneve të mikrokreditit, ku vetëm gjatë 2019 këto institucione kanë mbuluar 68% të të gjithë kërkesave për kredi në vend”, citohet nga njoftimi.

Referuar të të njëjtit burim, theksohet se kreu i PD-së diskutoi edhe për vështirësinë për sukses të bizneseve të konsoliduara, për shkak të situatës ekonomike që po kalon vendi dhe rritjes së vazhdueshme të taksave, e cila ka ndikuar negativisht edhe për hapjen e bizneseve të reja.

Në takim u theksua se lufta për mbijetesë ka bërë që shumë biznese të mbyllin vende pune, ku më të prekurit janë të rinjtë.

Basha, deklaroi se për Partinë Demokratike, krijimi i mundësive për të hapur një biznes, fuqizimi i bizneseve të vogla, rritja e mundësive për punësim është një nga synimet kryesore të saj.

Në planin tonë ne planifikojmë garanci shtetërore ndaj institucioneve të mikrokreditit për të ndihmuar ato në kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të drejtuara kryesisht nga të rinjtë, ndërsa me prioritet do të konsiderohet dhe mbështetja për bujqësinë. Programi ekonomik i Partisë Demokratike ka në fokus të tij uljen e barrës fiskale sidomos për biznesit e vogël, mbështetjen me subvencione ndaj fermerit me të paktën 100 milionë euro në vit, eliminimin e procedurave të tepërta burokratike dhe krijimin e kushteve për konkurrencën e lire e të ndershme nëpërmjet një procesi dialogu me të gjithë aktorët kryesorë të tregut financiar”, u shpreh kreu i opozitës Lulzim Basha në takimin me Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy