
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të presidentit Meta, lidhur me përfaqësuesit ndërkombëtar në vend, për sa i takon procesit të ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.
“Ajo që bën Kreu i Shtetit ndaj përfaqësuesit është jo vetëm e turpshme, jo vetëm në kundërshtim me konventën e Vjenës, por është e turpshme që për paraardhësit tanë që kur është shkruar Kanuni: Shpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, deklaron Rama.
Gjithashtu, Rama vijon më tej duke thënë se ndërkombëtarët nuk janë në Shqipëri, as për të qeverisur e as për të marrë dardha, janë në Shqipëri për të garantuar interesat e tyre strategjike në lidhje me Shqipërinë.
Në fjalën e tij, kryeministri i vendit shprehu sigurinë se “që nga dita e parë, deri te e parafundit me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kemi qenë 100% në një linjë me partnerët tanë”.
Sakaq, kryeministri Rama shtoi se interes strategjik i SHBA dhe i BE-së është të bëhet reforma në drejtësi, ndërsa theksoi së KÇK duhet të marrë një goditje vdekjeprurëse.



