Rama në Lushnjë: Do keni doganën dhe 24 orë ujë

Rama në Lushnjë: Do keni doganën dhe 24 orë ujë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për pak javë i gjithë qyteti i Lushnjës do të ketë ujë 24 orë.

Po ashtu ai premtoi ndërtimin e doganës në këtë qytet.

Kreu i qeverisë thotë se nuk është mirë që qyteti ende diskuton ujin 24 orë, por sipas tij nuk është turp që mazhoranca do ta realizojë këtë premtim. 

Do të krijojmë kushtet që qytetarët të kenë doganën këtu, pa pasur nevojë që të shkojnë në qytete të tjera. Në aspektin e grumbullimit kemi bërë shumë hapa përpara. Kur e morëm këtë detyrë kishte 2 pika grumbullimi, ndërsa sot janë 19 pika, nga të cilat 17 janë të mbështetura drejtpërdrejt nga fondet e qeverisë përmes AZHBR-së. Bazuar te procedura e lejeve të dhëna, numri shkon në 40 nga 2. Por është vetëm një agropërpunim, i cili është një tregues i qartë pse agropërpunimi është shkalla tjetër tani për t'u ngjitur për ta mbyllur ciklin dhe për të pasur më shumë sukses dhe punësim cilësor. Asgjë të mos ikë dëm, çfarë do të mbetet të mos hidhet, por të shkojë për përpunim. Në këtë drejtim ne do ta mbështesim ndërtimin e asaj qendre, atij kombinatit, do krijojmë kushtet për ndërtimin e doganës këtu. Ashtu sikundër pash sot edhe kompleksin e ri sportiv që po bëhet, dhe është në fakt një potencial më vete ajo gropa e madhe gjysmë e ndërtuar dhe gjysmë e mbuluar me ferra. Do ta mbështesim edhe atë projekt, duke filluar me pishinën e hapur. Pastaj kur të bëhet projekti i plotë të shkojmë në fazën tjetër dhe të bëjmë edhe pishinën e mbyllur. Më në fund për pak javë i gjithë qyteti i Lushnjës do të ketë ujë 24 orë. E kam pak fiksim këtë punën e ujit 24 orë. Hidhen disa edhe thotë si s’ju vjen turp juve akoma me këtë muhabet. Tani të na vijë turp ne që po e bëjmë! Tani qyteti do të ketë ujë 24 orë. Sigurisht nuk është mirë që qyteti të diskutojë ujin 24 orë tani. Por mua jo vetëm që nuk më vjen turp, sepse ne nuk jemi njësoj me ata. Se po të ishim njësoj do kishte dy pika grumbullimi në Lushnjë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy