
Kandidati Fatbardh Kadilli, pas rezultatit të zgjedhjeve të brendshme për kryetar të PD-së, i renditur i katërti në rang vendi, përmes një konference për media, ka pranuar humbjen. Dtën e konfirmimit të rezultatit, Kadilli tha se zgjedhjet arritën të mundësonin një garë por jo standart. Ai u shpreh se kjo garë nuk ishte e barabartë sepse sipas tij zgjedhjet ishin shumë më keq se mes palëve politike.
Më tej ai theksoi se pranon humbjen e zgjedhjeve, por shtoi se nuk do të heqë dorë nga projekti i tij me të cilin synon ringritjen e Partisë Demokratike.
“Jam krenar që në partinë time, jo për interesin tim, ndeza shkëndijën e parë të garës. Më shumë se garë ishte një sfidë. Kjo sfidë tregoi që opozita nuk ishte ekskluziviteti i askujt. Ata që votuan dhe ata që nuk votuan.
Nuk jam këtu për të përligjur për të shprehur keqardhje për fitoren publicitare të Lulit. Për atë flasin më mirë ato që keni parë vetë. Patë pabarazi, dhe kohë shumë të shkurtër. Patë një kryetar që nuk lëshoi zyrën, kryetar degësh që nuk mbajtën distancën. Patë demokratë që nuk gjenin emrin në listë dhe fenomene të ndryshme,. Të gjitha këto na tregojnë të pazotë ndaj përgjegjësive që morëm.Para shqiptarëve ofruam një garë po jo standarte. Unë nuk jam Luli, unë e pranoj këtë rezultat dhe vendimin e demokratëve. Ato qindra vota që mbështetën projektin tim janë fitili që ndezi një lëvizje të re. Unë nuk iki, nuk dorëzohem nuk krijoj parti të re por do të vazhdoj të shpalos me këmbëngulje këtë projekt në ringritje sepse vetëm kështu opozita bëhet e vërtetë".
Kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli u shpreh se nuk e ka uruar Bashën për fitoren.
“Kjo garë ishte e pabarabartë. Nuk mund ta uroj fituesin. Uroja që fituesi të dilte nga një garë e barabartë. Në këtë parti, Luli me ka gjetur dhe do më lërë mbrapa“.



