Agron Duka: Nuk ka kohë për ndryshime në kodin zgjedhor, qeveri teknike

Agron Duka: Nuk ka kohë për ndryshime në kodin zgjedhor, qeveri teknike

Për kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kusht për të patur zgjedhje të lira e të ndershme mbetet rregullimi i Kodit Zgjedhor, ndryshe alternativë e vlefshme mbetet vetëm qeverisja e vendit me anë të një qeverie teknike.

 

Madje, për televizionin News 24, Duka deklaroi se kërkesa për qeveri teknike qëndron tërësisht, sidomos tani që koha për ndryshime në kod është e pakët, ndaj dhe qeveria teknike mbetet e vetmja rrugë.

 

“Qveria aktuale nuk jep premisa për të patur zgjedhje të ndershme. Habitet pse i duket ndokujt e çuditshme kërkesa për qeveri teknike. Ose të rregullohet kodi zgjedhor për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme ose të kalohet në qeveri teknike” – deklaroi Duka për News 24.

 

Kryetari i PAA nuk la pa përmendur edhe takimin e disa ditëve më parë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas Dukës ky ishte një takim pune ku u diskutua mbi alternativën e krijimit të qeverisë teknike. “Konsensusi është i nevojshëm dhe besoj se do të arrihet edhe për 7 ligjet” - shtoi Duka duke theksuar edhe se reforma në drejtësi është e domosdoshme për vendin. Kreu i PAA vuri në dukje edhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve duke e cilësuar në funksion të procesit dhe të miratimit me konsensus të reformës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy