
Nga Elbasani, kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla, deputetë dhe drejtues vendorë, nisin procesin Kombëtar të hapjes së PS për këdo që është i gatshëm të kontribuojë për Shqipërinë.
Në fjalën e tij Balla tha se PS është forca e vetme progresive e udhëhequr nga filozofia e vetëpërsosjes. Siaps kreut të grupit socialist, kundërshtari i vetëm politik janë angazhimet ndaj qytetarëve.
"PS, është forca e vetme progresive e udhëhequr nga filozofia e vetëpërsosjes të pandalshme nëpërmjet hapjes ndaj të resë. Nisim procesin përzgjedhës për listat e reja të kandidatëve për parlamentet lokale. Kryetari i Bashkisë, anëtarët e Këshillit, drejtuesit e bashkisë do të jenë në çdo fshat apo bllok pallati, për të marrë shënim dhe për të ndrequr problematikat e komuniteteve Zgjedhjet Vendore 2019", deklaroi Balla.
Deputeti socialist theksoi se mungesa e një kundërshtari të mirëorganizuar për zgjedhjet lokale të vitit 2019, nuk e bën PS komode, pasi kundërshtari i vetëm politik i saj janë angazhimet e marra para qytetarëve, të cilave do t’u qëndrojë deri në fund.



