Borrell kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

Borrell kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, i ka dërguar letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Borrell gjithashtu i tha Kurtit se pret të takohet me të sa më shpejt në mënyrë që të vazhdojë dialogu për t’u arritur një marrëveshje me Beogradin.

Borrell gjithashtu thotë se Bashkimi Evropian ka qëndruar pranë Kosovës dhe popullit të saj në luftën kundër koronavirusit.

Tutje, Borrell kërkoi nga Kurti që dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë sa më shpejt në mënyrë që të arrihet një normalizim i marrëdhënieve me Serbinë.

“Unë kam dëshirë që t’ju pres për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut sa më shpejtë të jetë e mundur dhe qëndroj fort i vendosur për të ndihmuar të dy palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, në një letër urimi që i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Borrell u ka ofruar autoriteteve të Kosovës ndihmën e Bashkimit Evropian në luftimin e pandemisë së COVID-19 dhe në reforma.

“Kjo luftë do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen. Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën teksa përparon në rrugën e saj evropiane. Do të nevojiten përpjekje të vendosura për reforma, për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik”, thuhet në letrën e Borrell.

Bashkimi Evropian në vazhdimësi po i bën thirrje qeverisë së re në Kosovë që të angazhohet në dialog me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila do të mund të zgjidhte mosmarrëveshjet e gjata mes dy vendeve.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dialogu nuk është prioriteti kyç i tij, pasi qeverisë që ai e udhëheq, do t’i duhet të merret më shumë me forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të punës.

Kurti gjithashtu ka vendosur, siç ka thënë, parime, të cilat duhet të zbatohen nga ana e Serbisë në mënyrë që të ketë dialog mes dy vendeve.

Njëra ndër to është njohja e realitetit se Kosova është shtet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy