'Kompensimi i çmimeve', LSI kërkon shtyrjen e miratimit të aktit normativ, Balla: E diskutojmë në seancën e radhës

'Kompensimi i çmimeve', LSI kërkon shtyrjen e miratimit të aktit normativ, Balla: E diskutojmë në seancën e radhës

Seanca e sotme plenare e Kuvendit ka nisur me një dakordësi mes opozitës dhe PS-së për shtyrjen e miratimit të aktit normativ për ‘kompensimin e çmimeve’. Ishte deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ai që kërkoi që të shtyhej projektligji.

Ju sapo njoftuat se në mbledhjen e sotme është dhe akti normativ për disa tendera. Sot është e pamundur që të shqyrtohet më pasi në përputhje me rregulloren, pa mbaruar punë të gjithë komisionet, një akt i tillë s’mund të vijë në Kuvend. Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet sociale, ky projektligj nuk u shqyrtua dot jo për mungesë dëshire, por se përfaqësuesit e qeverisë që duhet të mbronin ligjin, e patën të pamundur që të vijnë për shkak të impenjimeve të tjera. Kjo është shkelje, pasi një akt i tillë s’mund të vijë në sallë. S’do ndodh asgjë e jashtëzakonshme, pasi zbatimi i rregullores është minimal. Duhet të shtyhet ky akt.

Pozitivisht kërkesës i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se palët ishin dakord që ky pr.ligj të diskutohej dhe miratohej në seancën e radhës.

Kërkojmë shtyrje, shtyrja të bëhet deri javën tjetër. Duke qenë se java tjetër është java e gjelbër, ndaj biem dakord që kjo javë të shtyhet. Data 2 korrik është afati i fundit i shqyrtimit të aktit normativ. Duke qenë se kemi dakordësi të dy grupimeve më të mëdha, PS dhe PD, kjo çështjes të shtyhet me këtë shënim që të zhvillohet seanca në datën 30. Nuk është detyruese, që komisionet të shtyhen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy