Noka: Basha, i vetmi kryetar partie që do të fitojë zgjedhjet pa elektorat

Noka: Basha, i vetmi kryetar partie që do të fitojë zgjedhjet pa elektorat

Demokrati Flamur Noka nga qyteti i Korçës ku ndodhet për të pritur nesër foltoren e radhës të Berishës deklaroi se ndodhet atje për të vazhduar rrugën. Teksa deklaroi se Partia Demokartike tani është në pikën kulminante të problemeve të saj akuzoi Bashën se pushkatoi partinë vetëm për shqetësimet e tij.

Sipas Nokës Basha mori vendimin për përjashtimin e Berishës pa pyetur askënd, ndërsa theksoi se ai është i vetmi kryetar që kërkon të fitoj zgjedhjet pa elektorat pasi kësaj të fundit i ka futur thikat.

Jam në Korçë këtu është nesër foltorja. Rruga vazhdon. Partia Demokratike tani është në pikën kulminante të problemeve të saj. Në pikën më të ulët të ekzistencës së saj. Mali i problemeve është i tillë saqë PD edhe pa vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës ishte në probleme të mëdha sepse doli nga një humbje e tretë. Një demotivim I partisë, pas kësaj çdo lider normal do gjente një motiv për të frymëzuar, por ai zgjodhi rrugën tjetër duke përjashtuar dhe mohuar pjesën më të mirë të partisë që ishte koha e Berishës, madje duke e quajtur edhe llum kohën e Berishës.

Të gjitha këto të çojnë te mulliri i Edi Ramës. Nëse mendoni se këto i bëjnë mirë partisë më vjen keq, ky lloj struci nuk i shkon asnjërit prej nesh. Pas humbjes së zgjedhjeve dhe masakrës elektorale ne të gjithë ishim të dëshpëruar, të gjithë së bashku Berisha i pari dhe ne të tjerët ishim në nismë për ta ringritur, por erdhi goditja shkatërruese edhe në lidhje me kushtetutën e partisë. Ne deri ditën që ndodhi procesi ne ishim duke e mbështetur, por një natë të bukur pa pyetur askënd i qartë se 80% e partisë ishte kundër dhe na njofton përmes Facebook se Berisha përjashtohet nga grupi parlamentar. Kush ja jep këtë të drejtë.

Tani iu mblodhi ju dhe ju thotë unë qaj për të (Berishën), sapo ikët ju me pabesi u jepte urdhër duke bojkotuar që Berisha të mos mbledh firmat. Një nga ata ke qenë edhe ti Ferdinand Xhaferraj. Nuk pushkatohet partia nga shqetësimi. Marrëdhëniet më të mira me nderkombëtarët i ka pasur Berisha dhe jo Basha. I vetmi kryetar partie që do të fitoj zgjedhjet pa elektorat është Basha se i futi thikën elektoratit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy